
23:40 21/03/2022
Katër fëmijë janë dërguar në spital pasi u sulmuan teksa përpiqeshin që të evakuoheshin, sipas një guvernatori ukrainas. Oleksandr Starukh, guvernatori i rajonit juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, tha se autobusët që përpiqeshin të arrinin në korridoret humanitare u sulmuan.
“Sot është një ditë e vështirë sepse fëmijët po vuajnë sërish. Katër fëmijë u dërguan në spital. Tre fëmijë u sulmuan në ish-distriktin Huliaipil, tani Pologivsky. Familjet u larguan nga Mariupoli, u arratisën, një fëmijë është në gjendje kritike. Një familje tjetër u sulmua në fshatin Kamyanske, si dhe një tjetër fëmijë është në gjendje kritike. Këta zuzar vazhdojnë të luftojnë me fëmijët. Por ne do të duhet të përgjigjemi për gjithçka. Për çdo fëmijë. Për çdo jetë”, tha ai./tvklan.al