U tha se ishte sëmurë, Erdogan i hapit të gjithë, shfaqet duke luajtur basketboll (VIDEO)

Kohët e fundit është spekuluar shumë mbi shëndetin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Mediat turke, por jo vetëm, kanë shkruar se presidenti është në gjendje të rënduar shëndetësore, e madje, në disa video të publikuara ai shihej teksa mezi ecte.

Të shumtë ishin ata që mendonin se Erdogan kishte kancer, e ky aludim po gjente vend gjithnjë e më tepër. Mirëpo tani, zërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Kreu i shtetit turk, është shfaqur së fundmi duke luajtur basketboll me një grup të rinjsh në Stamboll. Ai shfaqet duke bërë lëvizje të lirshme dhe aspak i sëmurë, e madje sugjeroi të rinjtë që të stërviten të paktën tre herë në javë.

Policia kibernetike turke nisi një hetim mbi postimet në mediat sociale për shëndetin e Presidentit dhe tha se po hetonte 30 persona që përdorën ose ripërdorën hashtag-un #olmus (i vdekur në turqisht).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *