U “tradhtuan” nga SkyECC/ “Si t’ja bëjmë me e kap k*rvën, me e rrjep, me e torturu”- Emiljano Shullazi zbulon “haberin” që Durim Bami i dërgoi ish-deputetit të PS: Të nxjerr kë të duash, përveç…

u tradhtuan nga skyecc si tja bejme me e kap krven me e rrjep me e torturu emiljano shullazi zbulon haberin qe durim bami i dergoi i































Detaje të reja dalin nga dosja e përgjimeve të bisedave mes anëtarëve të grupit kriminal për planin e vrasjes së vëllezërve Durim e Valter Bamit, krim i cili dyshohet se është porositur nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndokës më 09.12.2017.

durim bami

Në bisedën e zhvilluar mes Emiljano Shullazit, nga qelia, me një nga emrat e shumëpërfolur në botën e krimit, Marklen Haka, i tregon se Durim Bami i kishte dërguar haber ish-deputetit socialist që “të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë”.

Por, në vazhdim të bisedës Emiljano Shullazi, pasi Marklen Haka i jep informacion mbi lëvizjet e Durim Bamit, i drejtohet që “si t’ja bëjmë me e kap k*rvën, me e rrjep, me e torturu”, duke shtuar se “nuk ka blind që e ruan”.

“Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit i tregon që …Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar. Emiljano Shullazi i shkruan, …si tja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani ska blind që e ruan”, thuhet në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

LEXONI EDHE: “Mbreti” i lojërave të fatit, Ervis Martinaj financoi dhe organizoi planin, ndërsa ish-deputeti i PS-së e porositi! Zbardhen rolet e bosëve të krimit për eliminimin e Durim e Valter Bamit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts