U vetëdorëzua dy ditë pas vrasjes së efektivit, policia reagim zyrtar për Azgan Mërnicën: Në pamundësi për t’u larguar 23-vjeçari, familjarët…

u vetedorezua dy dite pas vrasjes se efektivit policia reagim zyrtar per azgan mernicen ne pamundesi per tu larguar 23 vjecari familjaret

Policia vendore e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar për vetëdorëzimin e autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, dy ditë më parë në Fier.

azgan mernica

Me anë të një njoftimi blutë e Fierit bëjnë të ditur se paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Njoftimi:

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.

LEXO EDHE:

Vrau policin në Fier, vetëdorëzohet pas dy ditësh kërkime autori i krimit, Azgan Mërnica

“Dorëzohu ose do ndërhyjmë” – Detaje nga arrestimi i vrasësit të efektivit: Policia e kishte lokalizuar Azgan Mërnicën, i ishte bërë e qartë se…

FOTO/ U arrestua pas dy ditësh kërkime, momenti kur familjarët dorëzojnë në polici vrasësin e policit Novruz Cenalia

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts