U votuan në parlament me 77 vota pro, kryeministri Rama dhe ministrat betohen nesër tek Presidenti Ilir Meta





kuvendi

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar do të betohen ditën e nesërme tek Presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se qeveria “Rama 3” u votua ditën e sotme me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim në një seancë maratonë në Parlament.

Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjatë seancës së zhvilluar pasdite, ka pasur debate mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkonte kryeministrin Rama të ishte në Kuvend i cili u vonua me dy orë nga nisja e sesionit.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *