U vra nga kunati kur po përshëndetej me motrën, detaje nga ngjarja e rëndë në Gjermani, dyshohet se…

u vra nga kunati kur po pershendetej me motren detaje nga ngjarja e rende ne gjermani dyshohet se
u vra nga kunati kur po pershendetej me motren detaje nga ngjarja e rende ne gjermani dyshohet se

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e shqiptarit nga Kosova nga burri i motrës në Gjermani. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në momentin kur motra ishte duke u përshëndetur me vëllezërit e saj që kishin qenë për vizitë.

Familja Nimanaj nga Skenderaj ka hapur dyert për ngushëllime gjatë së dielës për familjarin e tyre B.N. Viktima që jetonte në Landshut të Gjermanisë raportohet se vdiq pasi u godit me thikë nga dhëndri A.J.

Dyshohet se deri tek kjo ngjarje tragjike erdhi si rezultat i mosmarrëveshjeve të momentit mes dy palëve. Krimi ndodhi në Mainburg te shtëpia e të dyshuarit A.H.
Sipas burimeve të T7 dy vëllezërit kishin shkuar për ta takuar motrën, ndërsa akti kishte ndodhur kur familjarët ishin duke u përshëndetur para shtëpisë saktësisht te garazhi.

Në ato momente dhëndri goditi për vdekje vëllain e bashkëshortes. Më tej, duke iu referuar të njëjta burimeve, thuhet se mes dy palëve nuk ka pasur më herët mosmarrëveshje të tipit: borxhe apo çështje të tjera.

Megjithatë është bërë e ditur se kohëve të fundit, i dyshuari A.J. nuk ishte mirë në aspektin mendor. Trupi i viktimës pritet të sillet në Kosovë të mërkurën ose të enjten ndërsa tashmë i ndjeri pas vetës ka lënë dy fëmijë dhe gruan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts