U zgjodh kryebashkiak i Vorës, reagon Blerim Shera: Rezultati i votimeve, tregues që jemi të vendosur për zhvillimin dhe punën! Ja çfarë na pret






Kryebashkiaku i zgjedhur i Vorës, Blerim Shera ka reaguar pas fitores në zgjedhjet e pjesshme vendore për këtë zonë.

blerimshera1

Me anë të një postimi në Facebook, Shera shprehet se rezultati i sotëm është një tregues se Vora është e vendosur të ndjekë zhvillimin dhe punën.

Më tej, kryebashkiaku i zgjedhur shkruan se do ta bëjë Vorën që të jetë aq pranë Tiranës në zhvillim, sa ç’është me distancë.

Postimi i Blerim Sherës:

Të dashur miq dhe banorë të Vorës, ju falenderoj nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Sot, më shumë se kënaqësi ndjej përgjegjësi e detyrim të madh ndaj jush.

Rezultati i sotëm është një tregues se Vora është e vendosur të ndjekë zhvillimin dhe punën.

Bashkë do e bëjmë Vorë të jetë aq pranë Tiranës në zhvillim sa c’është në distancë. Na pret një rrugëtim i gjatë, sfidues por me mbështetjen tuaj  shumë premtues.

Me 7530 vota, Blerim Shera u shpall fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Vorës, duke lënë prapa kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vranën me 2598 vota, dhe kandidatin e PD-së, Ymer Markun me 687 vota.

LEXONI EDHE: PROFIL/ Nga mësues në politikan. Kush është Blerim Shera, kryebashkiaku i ri i Vorës

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.