U zgjodh kryeministër i Malit të Zi/ Presidenti Meta uron Dritan Abazoviçin: Marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë









Presidenti Ilir Meta ka uruar kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç për zgjedhjen në këtë post.

1b5363a0-8b5c-4ff7-881b-da2c8ae1774d

Meta shprehet se është shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy vendeve tani do të fuqizohen akoma më shumë.

Kreu i shtetit shprehet se progresi i Malit të Zi është i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje.

“Urime të përzemërta dhe shumë suksese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi. Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.

Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan presidenti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.