U zgjodh me shumicën e votave, kryetari i ri i PD Vlorë mesazh demokratëve: Nuk ka vend për përjashtime, motoja jonë është bashkimi









Në Vlorë përfundoi procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, proces i monitoruar nga Komisionit i Rithemelimit. Fitues u shpall Atird Hoxha me 535 vota. Në garë ishin edhe Edmond Banushi, i cili mori 96 vota, Lorenc Danaj 161 vota dhe Fatjon Fejzaj 21 vota.

Në përfundim, Atird Hoxha në një komunikim me gazetarët u shpreh se ky proces ishte spektakolar dhe kishte vetëm një emër bashkimin e demokratëve.

Sipas tij, në Partinë Demokratike nuk ka vend për përjashtime, ndërsa theksoi se vendimet në këtë parti do të jenë kolegjiale.

“Ky ka vetëm një emër, bashkim dhe vetëm bashkim. PD do të bashkohet, ajo është e bashkuar. Do të thërriten edhe të tjerët që kanë mendime të kundërta me Rithemelimin. Ky ishte një proces spektakolar. Këtu nuk kanë rreshtuar së ardhuri demokratët për të shprehur me votë vullnetin e tyre. Përjashtimet nuk mund të ekzistojnë në PD, ne jemi një parti që do të gjejmë gjuhën me ata që mendojnë ndryshe. Nuk ka vend për përjashtime, por vetëm për bashkime. Kjo do të jetë motoja. Unë garantoj se vendimet do të jenë kolegjiale”, u shpreh Hoxha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.