U zgjodh si kryebashkiak i Shkodrës/ Bardh Spahia: Isha i bindur tek fitorja! Berisha më telefonoi i entuziazmuar dhe më tha…









Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka folur pas fitores në zgjedhjet e 6 marsit. Në një intervistë për News24, Spahia u shpreh se ishte i bindur se do të fitonte në zgjedhje.

bardh spahia

Sipas tij, situata brenda Partisë Demokratike e shtyu atë të kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Ndjej krenari që isha i përzgjedhuri i tyre. Vendimi për të marrë pjesë si kandidat ishte edhe rezultat i situatës së PD-së e cila imponoi vendimin tim për të marrë pjesë në Primare. Nuk mund t’u thoja jo shkodranëve që për vite me radhë kanë sakrifikuar aq shumë jo vetëm për PD-në por edhe për qytetin. Pasioni im mbetet kirurgjia, vazhdimisht kam qenë në sallën e operacioneve kryesisht në Itali por me të vërtetë ishte një kërkesë nga bashkëpunëtorët e degës Shkodrës. E kisha bindje absolute që do të fitoja dhe dëshirën e shkodranëe për të vendos me votën oerientimin e hkodrës drejt të djathtës” – tha Spahia.

Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, ka rrëfyer edhe marrëdhënien e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Spahia shprehet se menjëherë pas fitores, Berisha ka qenë i pari që e ka uruar.

“Marrëdhëniet me të i kam shumë korrekte. Ka qenë një fitore e madhe për demokratët dhe Komisionin e Rithemelimit dhe entuziazmi i parë ka qenë telefonata e profesor Berishës ‘Urimet më të mira’- më tha me një entuziazëm të madh. Me Xhemal Bushatin kemi pasur bashkëpunime por pas procesit të garimit nuk kemi pasur komunikim” – tha Spahia.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.