U zhduk 1 ditë më parë nga radarët/ Avioni rus gjendet i rrëzuar në një rezervat natyror, humbin jetën 6 anëtarët e ekuipazhit

Është gjetur avioni rus i cili u zhduk ditën e djeshme nga radarët në kufirin me Kinën.

Ministria ruse e Emergjencave në një njoftim zyrtar bën me dije se asnjë nga 6 personat që ishin në bord nuk ka mbijetuar  duke shtuar se aeroplani i llojit AN-26 me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord ishte u zhdukur nga radarët gjatë një “fluturimi teknik”.

Raportet kanë konfirmuar se aeroplani u rrëzua në një rezervat natyror jashtë kryeqytetit rajonal të Khabarovskit, derisa kryente një fluturim në lartësi prej 600 metra.

“Fatkeqësisht, nuk ka të mbijetuar si rezultat i rrëzimit të aeroplanit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyaryov ka identifikuar anëtarët e ekuipazhit si specialistë që vinin nga qytete të ndryshme të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *