U zhduk në mënyrë misterioze 12 vite më parë, policia than liqenin për gjetjen e 35-vjeçares

Policia britanike ka ndërmarrë një operacion të vështirë duke larguar ujin në North Yorkshire si pjesë e intensifikimit të kërkimit të Claudia Laërence, kuzhiniere e zhdukur 12 vjet më parë.

“Gjashtë specialistë të policisë u panë duke kërkuar shenja të gishtërinjve në shtratin e liqenit në mes të zonës pyjore në Yorkshire”- shkruan Indipendent.

Zonja Lawrence, 35 vjeçe, për herë të fundit ishte parë në pasditen e 18 marsit të vitit 2009 përderisa ecte drejt shtëpisë së vet në Heëorth.

Lakeo

Atë natë, ajo i kishte marrë në telefon prindërit e vet, të cilët kanë thënë se dukej me disponim të mirë, por nuk u gjet kurrë më. Të nesërmen, ajo nuk kishte shkuar në punë në Universitetin e York-ut, ku punonte si kuzhiniere, ndërsa telefoni i saj ishte fikur me qëllim rreth orës 12 e 10 minuta.

Përpos tharjes së njërit prej dy liqeneve që ndodhen afër vendit ku ishte parë për herë të fundit e zhdukura, policia po përdor radarë për kërkim nëntokësor dhe qen të trajnuar për gjetjen e mbetjeve njerëzore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *