U zhduk nga radarët/ Gjendet avioni rus me 17 pasagjerë në bord, raportohet për të mbijetuar

Një aeroplan rus me udhëtarë i cili fillimisht u zhduk nga radarët në qytetin Tomsk, është gjetur pasi bëri një aterrim të vështirë, raportuan mediat shtetërore.

Ministria e Emergjencave tha se në mesin e 17 personave që ndodheshin në aeroplanin e tipit Antonov An-28, ka të mbijetuar por nuk e dha numrin e saktë të tyre.

Agjencia TASS citoi burime duke thënë se në mesin e 17 personave që ndodheshin në aeroplan ishin katër fëmijë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Raportohet se aeroplani i përkiste kompanisë “Siberian Light Aviation” dhe po fluturonte nga qyteza Kedrovy për në qytetin Tomsk.

Aeroplani u zhduk nga radarët në distriktin Bakcharsky të Tomskit, citohen të kenë thënë shërbimet emergjente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *