Tifozi Santiago Snçez Kogedor mori vëmendje të madhe në fillim të tetorit pasi do të shkonte me këmbë në Katar për të ndjekur Botërorin. I zhdukur që nga 2 tetori, Kanali Ndërkombëtar i Iranit ka bërë me dije se 40-vjeçari spanjoll është arrestuar.
Së bashku me një përkthyes ata janë mbajtur pa komunikim dhe janë dërguar në një burg në Teheran, kryeqyteti i kësaj republike islame.
“Sipas raporteve të arritura në Iran International, Santiago Snçez, një tifoz nga Spanja i cili u zhduk për tre javë dhe pasi hyri në Iran, është arrestuar në qytetin e Saqezit së bashku me përkthyesin e tij dhe më pas është transferuar në Teheran ,” thotë kanali televiziv.
Për herë të fundit ai komunikoi me mikun e tij teksa ndodhej vetëm pesë kilometra nga kufiri me Iranin.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al