U zu me autorin një ditë më parë për çështje zgjedhore sot u konfliktuan me armë, zbardhen detaje nga plagosja e ish-kreut të PD në Peqin

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e ish-kreut të Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela. Ngjarja ndodhi në qytetin e Peqinit.

BalkanWeb mëson se Çela është konfliktuar me autorin e dyshuar, Sokol Dehima, një ditë më parë për çështjes zgjedhjesh, ndërkohë që situata agravoi sot deri në përdorimin e armës. Mësohet se bashkëshortja e Çelës, është drejtuese e Spitalit të Peqinit, ku punon si infermiere gruaja e autorit, që thuhet se është mbështetës i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Çela deri në vitin 2016 ka drejtuar degën e PD-së në Peqin, ndërsa më vonë u përfshi me PS-në. Aktualisht autori i dyshuar, 52-vjeçari Dehima është shpallur në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts