Ua mbylli gojën serbëve, Beqiri: Ky është boksi i vërtetë, jo shou








 Me medaljen e bronzit të fituar në Kampionatin Botëror të Boksit, Alban Beqiri shënoi rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në këtë sport. Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev në duelin e peshave 67-71 kg, në një ndeshje ku paraqitej me dëmtime serioze, teksa mjekët madje i kishin rekomanduar që të mos ngjitej fare në ring.

beqiri

Ndërkohë, të shtunën në Beograd është mbajtur edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve, ndërsa serbëve vazhdon të mos u dalë inati, duke i vijuar vërshëllimat e tyre në drejtim të skuadrës së Shqipërisë. Ashtu sikurse kishte ndodhur gjatë të gjithë kompeticionit, në momentin e ngjitjes në podium, në drejtim të Alban Beqirit pati sërish vërshëllima nga tifozët serb të pranishëm në event. Një skandal më vete ky, bashkuar dhe atij të Kosovës që boksierët dardan nuk u lejuan të marrin pjesë në turne. Megjithatë, boksieri nga Puka u mbylli gojën duke arritur deri në gjysmëfinale dhe të fitonte medalje, rezultat që nuk ishte arritur asnjëherë nga një boksier shqiptar.

REAGIMI I BEQIRIT – Pas ceremonisë së medaljeve, boksieri shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Kjo është data më e rëndësishme e të gjithë karrierës sime. Jam shumë i lumtur që kam arritur të jem i pari në historinë e boksit shqiptar të sjell një medalje të Kampionatit Botëror. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të ngrihej flamuri kuqezi në mes të Beogradit për të përfaqësuar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe gjithë diasporën.

E them me bindje se gjatë gjithë jetës sime nuk kam bërë kurrë shou apo publicitet fals për boksin. Atë çfarë kam arritur e kam arritur me thjeshtësi, me shumë punë dhe duke u paraqitur ne ring si një luftëtar me shpirt të madh që kurrë nuk dorëzohet, derisa ia dola të bëj këtë arritje në këtë sport burrëror, duke përfaqësuar denjësisht vendit tim. Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që janë ndjerë krenar me mua dhe më kanë mbështetur”, shkruan medalisti i Botërorit në një postim të bërë në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *