Uashington, Shtëpia e Bardhë: Garantimi i sigurisë së medieve është thelbësor

Shtëpia e Bardhë tha sot se garantimi i sigurisë së gazetarëve ishte “i rëndësisë më të madhe”, pas bombardimit nga Izraeli të një ndërtesë në Gaza ku ndodheshin zyrat e agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP).

“Ne i thamë drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë së gazetarëve dhe medieve të pavarura është një përgjegjësi e një rëndësie të madhe”, shkroi Jen Psaki, zëdhënësja e ekzekutivit të SHBA-së.

Agjencia amerikane e lajmeve AP tha më herët se ishte “e tronditur dhe e tmerruar” nga sulmi izraelit, që shënjestroi kullën ku strehoheshin zyrat e saj dhe ato të Al-Jazeera në Gaza, duke e quajtur atë “një zhvillim tepër shqetësues”.

Al-Jazeera ka denoncuar një “krim” dhe një përpjekje për të “heshtur mediet” nga ushtria izraelite.

Aktualisht, një i dërguar special i Uashingtonit ndodhet në Izrael dhe Territoret Palestineze për të nxitur edhe një herë “shpërshkallëzimin e situatës”/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *