Uashingtoni dhe Londra mënjanojnë Francën

16:23 17/09/2021

Marrëveshje me Australinë për nëndetëset me energji bërthamore

Pakti i nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë po përballet me kritika të ashpra jo vetëm nga aleatët si Franca dhe Bashkimi Europian, por edhe nga Kina që ndjehet e rrezikuar.

Marrëveshja e quajtur AUKUS parashikon që Uashingtoni dhe Londra të zhvendosin në Australi, teknologjitë për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore. Këto nëndetëse, që prej vitit 1997 prodhoheshin në Francë, vend i cili humb tashmë një marrëveshje me vlerë 100 milionë dollarë.

Synimi i aleancës strategjike ka qenë të mbajë nën kontroll rajonin Indo-Paqësor. Por zhvendosja e teknologjisë në Australi shihet nga Pekini si kërcënim për nisjen e tensioneve të reja në Tajvan dhe Hong-Kong duke shtuar rrezikun për luftë.

Ndërsa aleatët perëndimorë e shohin këtë lëvizje të Bajdenit si tërheqje nga premtimi elektoral për ringrohjen e marrëdhënieve me partnerët e NATO-s që arritën në pikën më të ulët gjatë administratës së pararendësit të tij Donald Tramp. Analistët francezë thonë se Bajden po ndjek deri më tani të njëjtën politikë si Trampi me aleatët në fushën e mbrojtjes.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *