Udhëheqësi i opozitës ruse nën kërcënime të reja, tjetër akuzë ndaj Navalnyt, sa vite burg shtesë rrezikon

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Aleksei Navalny, ndeshet me një akuzë të re, se organizata jofitimprurëse që ai themeloi nxit rusët të thyejnë ligjin.

Akuza, e cila u bë e ditur të mërkurën nga Komiteti Hetimor i Rusisë, mund ta shtojë me tre vjet dënimin me burg të aktivistit.

Komiteti tha se organizata e zotit Navalny, Fondacioni për Luftimin e Korrupsionit, nxiti rusët të “kryejnë akte të paligjshme” duke i shtyrë të merrnin pjesë në protestat pa leje të janarit.

45-vjeçari Aleksei Navalni, aktualisht po vuan dënimin me dy vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtor në 2014 për përvetësim fondesh.Ai u arrestua në janar kur po kthehej nga Gjermania ku ishte mjekuar nga probleme shëndetësore që besohet se ishin rezultat i një sulmi të Kremlinit me agjent nervor. Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Në qershor, fondacioni i zotit Navalny u nxor jashtë ligjit si “organizatë ekstremiste”. Autoritetet kanë bllokuar disa portale mediatike të operuara nga fondacioni i tij, duke i akuzuar se përhapin propagandë problematike. Dy nga aleatët e afërt të zotit Navalni, Ivan Zhdanov dhe Leonid Volkov, janë nën hetime kriminale aktualisht.

Aleatët e zotit Navalni thonë se goditja e autoriteteve ka si synim të dobësojë opozitën ndërkohë që afrojnë zgjedhjet parlamentare të 19 shtatorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *