Udhëheqësi suprem i talebanëve shfaqet në publik pas 5 vitesh, viziton një shkollë fetare në Kandahar. Nisin spekulimet se…

Udhëheqësi i izoluar i talebanëve në Afganistan bëri një paraqitje të rrallë publike më 30 tetor. Ai vizitoi një shkollë fetare në qytetin e Kandaharit.

Udhëheqësi suprem i talebanëve, Mawlawi Haibatullah Akhundzada, nuk është shfaqur në publik që kur u bë lider i talebanëve në vitin 2016.

Ai nuk ka bërë paraqitje edhe pasi lëvizja që udhëheq mori kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe vendeve tjera aleate.

Udheheqesi Taleb
Udheheqesi Taleb

Akhundzada gjatë vizitës së tij në medresenë Darul Uloom Haakimah, u lut për “dëshmorët” talebanë dhe i kërkoi Zotit që “të shpërblejë popullin e Afganistanit që luftoi joesimtarët dhe shtypësit për 20 vjet”.

Ceremonia u mbajt nën masa të rrepta sigurie dhe aty nuk u lejua xhirimi apo shkrepja e ndonjë fotografie.

Në mediat sociale janë publikuar vetëm audio incizime të deklaratave të tij. Gjatë fjalimit të tij 10-minutësh, Akhundzada u lut për zyrtarët që po kalojnë në “provën e madhe” të ndërtimit të “Emiratit Islamik të Afganistanit”.

Akhundzada u emërua lider i lëvizjes pas vdekjes së paraardhësit të tij, Mullah Akhtar Mansour, nga një sulm me dron të SHBA-së më 2016. Deri në atë kohë ai ishte një figurë fetare relativisht e profilit të ulët. Paraqitja e tij në Kandahar ka nxitur spekulime se ai synon të marrë një rol më aktiv në drejtimin e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *