Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për traktat ndërkombëtar të pandemive

23:53 30/03/2021

Kryeministri Boris Johnson është bashkuar me më shumë se 20 udhëheqës botërorë në thirrjen për të ndihmuar botën të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

Udhëheqësit, përfshirë Kancelaren gjermane dhe Presidentin francez, thanë se Covid paraqiste sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pandemia ka treguar se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, thanë ata.

Nga botimet në Daily Telegraf, Le Monde në Francë dhe El Pais në Spanjë, shkruhet se 24 udhëheqësit argumentojnë se një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Nënshkruesit, përfshirë kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, thanë se një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për njoftimin e njerëzve për pandemitë e mundshme, ndërsa do të përmirësonte gjithashtu shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale./tvklan.al


Të ngjashme

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *