Udhëheqësit e BE, të ndarë për anëtarësimin e Ukrainës

14:40 09/03/2022

Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë të ndarë nëse do ta vendosin Ukrainën në rrugën e anëtarësimit, tha këtë të mërkurë një zyrtar i bllokut. Deklarata vjen një ditë përpara se krerët e vendeve anëtare të diskutojnë kërkesën e Kievit të paraqitur javën e kaluar, për t’u bërë sa më shpejt pjesë e unionit.

Sipas asaj që raporton Sky News, zyrtari, i cili është i përfshirë në përgatitjen e samitit të BE-së në Versajë dhe foli në kushte anonimiteti, tha se të gjithë liderët ishin në favor të forcimit të lidhjeve me Ukrainën.

“Por pyetja është nëse ata do të jenë në gjendje të gjejnë konsensus për zgjerimin, që ndonjëherë është më i ndërlikuar”, tha zyrtari. Dhënia e anëtarësimit ka të ngjarë të shihet si një provokim nga Rusia./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *