“Udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë të ulin tensionet”/ Thirrja e Pacollit: Çdo pretendim për të ‘sfiduar rivalin’ do të ishte një humbje për…










Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje dje politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës që të ulin tensionet dhe të përmbahen ndaj deklaratave sepse në këtë mënyrë dëmtohen interesat e Kosovës.

pacolli

Përmes një statusi në “Facebook”, zoti Pacolli kërkon që politikanët e dy shteteve shqiptare “të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkërisht, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të shtet-ndërtimit të Kosovës”.

“Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet dhe teket dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme. Unë besoj se për shkak të ‘rivaliteteve personale’ krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjendet në ‘udhëkryqin e madh’.

Çdo pretendim për të ‘sfiduar rivalin’ midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.

Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjëherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkërisht, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të shtet-ndërtimit të Kosovës. Nuk ka asnjë Shqiptar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!”, shkruan zoti Pacolli.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *