Udhëheqësit polakë, çekë dhe sllovenë do të vizitojnë Kievin

09:40 15/03/2022

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë për në Kiev me qëllim që të takojnë presidentin Volodymyr Zelensky.

Kjo vizitë u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit është që të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit,” tha ai.

Po ashtu, kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts