Udhëheqësja bjelloruse e protestave kundër Lukashenkos

21:40 06/09/2021

Maria Kolesnikova dënohet me 11 vjet heqje lirie

Maria Kolesnikova, kjo muzikante e shndërruar në politikane, u bë një nga fytyrat e lëvizjes opozitare masive gjatë zgjedhjeve presidenciale të Gushtit të vitit 2020, për të cilat protestuesit thonë se ishin manipuluar nga Presidenti Lukashenko.

Presidenti bjellorus, i cili ka mohuar të ketë kryer mashtrim elektoral, është në krye të kësaj ish-republike sovjetike që nga viti 1994 dhe është përballur me sanksione të reja perëndimore që kur filloi një shtypje të dhunshme të kundërshtarëve të tij.

Maria Kolesnikova dhe një tjetër udhëheqës i lartë opozitar, Maxim Znak, u akuzuan për ekstremizëm dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme. Të dy mohuan akuzat që zonja Kolesnikova i quajti absurde.

Maxim Znak u dënua me 10 vjet heqje lirie.

Ne momentin e dhënies së vendimit Kolesnikova ngriti duart e prangosura duke bërë shenjën e zemrës dhe buzëqeshi për kamerat. Udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya i cilësoi dy të dënuarit, Maria dhe Maximi si heronj për bjellorusët.

Gjyqi, i cili filloi muajin e kaluar, ishte i mbyllur për publikun për shkak të “sigurisë kombëtare”. Rrethanat e rastit, hetuesit dhe dëshmitarët nuk u zbuluan. Dhjetëra njerëz u shfaqën në ndërtesën e gjykatës të hënën, sipas disa videove që janë publikuar në rrjetet sociale. Maria Kolesnikova ishte në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve të arrestuar pas fillimit të protestave.

Ajo bashkoi forcat me dy gra të tjera – Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, për të udhëhequr fushatën e opozitës kundër Presidentit Lukashenko, pasi që kandidatëve burra të profilit të lartë u që ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.

Viktor Babariko, një tjetër opozitar që iu kundërvu Lukashenkos, u dënua me 14 vjet heqje lirie në muajin Korrik.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *