Udhëhoqi negociatat që çuan me armëpushim, Stephanie Williams emërohet këshilltare e OKB-së për Libi

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres caktoi më 6 dhjetor, diplomaten amerikane, Stephanie Williams, e cila udhëhoqi negociatat që rezultuan me armëpushim në Libi në tetor të 2020-s, në postin e këshilltares së posaçme.

Williams do të jetë kryesisht e ngarkuar me përkrahjen dhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Libi që do të mbahen më 24 dhjetor.

Emërimi i Williams, siç njoftoi OKB-ja nëpërmes zëdhënësit të saj, Stephane Dujarric ndodhi pas tërheqjes së Jan Kubisit, i cili e mbajti këtë post për dhjetë muaj.

Williams shërbeu si e dërguar e posaçme e OKB-së për Libi deri në fillim të 2021-s, derisa sipas Dujarric po kthehet në Tripoli si këshilltare e posaçme. Williams do të fillojë punën ditëve në vazhdim, tha Dujarric.

Sipas tij, Williams do të udhëheq misionin politik të OKB-së në Libi dhe do të përcjellë zbatimin e dialogut të brendshëm politik, për çështje ekonomike dhe siguri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *