Udhëtimi i fundit i Elenës/ Dalin pamjet kur nëna e çon 5-vjeçaren drejt vendit të krimit. I mjaftoi 1 orë e 9 minuta

Një orë e nëntë minuta. Kaq do i mjaftonte Martina Patti për të vrarë vajzën e saj 5-vjeçare Elena Del Pozzo më 13 qershor në Catania. “Quarto Grado” në episodin e së premtes shfaqi pamjet e regjistruara nga një kamera vëzhgimi në të cilat shihet gruaja duke sjellë fëmijën në shtëpi, për të dalë sërish me të pas 24 minutash.

Në pamjet e transmetuara nga Rete 4, teksa nëna po shkonte për në shtëpi, shohim vogëlushen e ulur në sediljen e përparme. Ndërkohë, kur ato dolën sërish, ku nëna e saj me sa duket po e çonte në fushën ku u gjet kufoma, Elena ishte ulur në sediljen e pasme.

Kamera e vëzhgimit regjistron herën e tretë teksa kalon makina e Martina Patti: pikërisht një orë e nëntë minuta më vonë. Këtë herë gruaja është e vetme, pa fëmijën dhe është nisur sërish për në shtëpi. Duart e saj ishin vendosur fort në timon dhe nuk duket se kishte asnjë shenjë nervozizmi nga ana e Martinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.