Udhëtimi i tmerrit “low cost” i Gjermanisë, zbulohet se kombëtarja fluturonte me një avion të shekullit të kaluar





Përfaqësuesja gjermane e futbollit ka përjetuar disa orë tmerri në ditën e sotme, teksa po fluturonte në orët e para të mëngjesit për kthimin pas suksesit në Islandë në kualifikueset e Botërorit. Avioni bëri ulje të detyruar në Edinburg për probleme teknike, për fat të mirë pa pasoja dhe lojtarët udhëtuan më pas individualisht drejt ekipeve të tyre.

avioni

Një situatë e pazakontë, për të cilën nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar. Por mediat gjermane kanë mësuar se shkak për problemet në fluturim, ka qenë një problem teknik në avionin e kompanisë KlasJet me të cilën po fluturonte ekipi. Federata Gjermane kishte kontraktuar kompaninë “low-cost” lituaneze për udhëtimin e ekipit që para Europianit, pasi Lufthansa ndërpreu bashkëpunimin me ekipin kombëtar si pasojë e krizës së COVID-19.

“Luks mbi re” është moto e kompanisë në fjalë, por në fakt bëhet fjalë për një kompani që mban punëtorët me rroga minimale për standardet e Bashkimit Europian, 540-1300 euro në muaj. edhe pse operon vetëm udhëtime çarter për bizneset.

gjemania

Përveç kësaj, avionët që përdor nuk janë nga ata që cilësohen avionë luksi dhe është mësuar se mjeti me të cilin po fluturonte ekipi kombëtar gjerman ishte 28-vjeçar. “Avionë kaq të vjetër kanë një rrezik më të lartë për probleme teknike. Pyetja që duhet bërë është pse Federata nuk mund t’ia lejojë vetes diçka më të mirë”, tha për “Bild” eksperti i fluturimeve Hainrih Grosbongardt.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.