Udhëtimi kthehet në tragjedi nga përmbytjet në Uells, humbin jetën 3 persona, mes tyre edhe një ushtar (Foto)

Tre persona kanë vdekur dhe një person tjetër po lufton për jetën pasi një grup vozitësish u përfshinë nga përmbytjet në Uells.

Nëntë vozitës u futën në lumin Cleddau pranë Haverfordëest, Pembrokeshire, Uells, të shtunën.  Policia e Dyfed-Powys konfirmoi sot se dy gra dhe një burrë vdiqën në vendngjarje, ndërsa një grua mbetet në ‘gjendje kritike’ në spital.

Mirro1

Një nga ata që vdiqën është emëruar si ushtari Paul O’Dwyer. Tragjedia ka ndodhur gjatë përmbytjeve në të gjithë vendin.

Një nga anëtaret në udhëtimin fatal tha se ajo ishte tërhequr nga vozitja në mëngjesin e incidentit pasi ishte e shqetësuar për kushtet. Vozitësit ishin nga zona të ndryshme në të gjithë Uellsin jugor dhe ishin në një turne vjetor, duke kaluar fundjavën së bashku duke eksploruar lumin.

Mirro2

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *