UEFA i jep të drejtë Milanit, për sa i përket çështjes së arbitrit kryesor të ndeshjes Atletiko Madrid-Milan, e zhvilluar të martën në mbrëmje për fazën e grupeve të Champions-it.
Arbitri turk Çakër akordoi në sekondat e fundit të lojës një penallti për “Los Colchoneros” nga ku i dha fitoren me përmbysje 1-2 dhe që në fakt penalltia ishte e dyshimtë nga prekja e dyfishtë e dorës si të lojtarit të skuadrës spanjolle por edhe të kuqezinjve.
Sipas asaj që raportojnë të gjithë mediat botërore, arbitri turk Çakër pritet që të ketë një dënim nga organet kompetente të UEFA-s, i cili pritet ta pësojë edhe arbitri i VAR-it, Bitigen i cili ishte vendimtar për fatin e këtij takimi.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al