UEFA jep dritën jeshile, Mançini bën ndryshime në listën e Italisë






Italia ka marrë dritën jeshile nga UEFA për të zëvendësuar Stefano Sensin e dëmtuar me Mateo Pesinën.

SENSI

Mesfushori i Interit u lëndua 5 ditë më parë, ndërsa ai i Atalantës ishte mes të paragrumbulluarve dhe qëndroi në Koverçano për çdo të papritur. Dje, nga Nioni, erdhi edhe OK-i që i lejoi Roberto Mançinit të bënte këtë ndryshim në listën e tij.

Sensi pësoi një tërheqje muskulore dhe Italia kishte frikë nga një “Jo” e UEFA-s, e cila në rregulloren e saj parashikon zëvendësime vetëm në rast të një dëmtimi të rëndë, por edhe rasteve pozitive me Koronavirus.

Por, qeveria europiane nuk i ka hapur probleme dhe ditën e hënë ka bërë edhe ndryshimin në listën përfundimtare me të cilën Mançini do të përballojë Europianin e kësaj vere.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *