UEFA me “dorë të hekurt” për Realin, Juven dhe Barçën! Në Spanjë zbulojnë dënimin e rëndë për 3 klubet



Pas krijimit të Super Ligës Europiane, e cila mori fund shumë shpejt, tashmë pjesë e saj kanë mbetur vetëm 3 klube. Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi, nuk kanë njoftuar ende largimin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e këtij kompeticioni.

ceferin.uefa.2020.212.750x450

Megjithatë në Spanjë raportojnë se UEFA tashmë e ka marrë vendimin për këto 3 ekipe. Sipas “Cadena Cope”, institucioni i futbollit Europian ka vendosur të përjashtojë për 2 vite nga kupat Europiane këto 3 klube.

Sipas raportit të sipërpërmendur UEFA tashmë e ka marrë vendimin për të dënuar këto 3 klube, por gjithçka do të bëhet e ditur pas 29 majit, kur të jetë luajtur edhe finalja e Ligës së Kampioneve. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për të 3 klubet, të cilat për mungesë në 2 vite në Europë, do humbisnin shumë në çdo drejtim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *