Përveç përcaktimit të grupeve të Champions-it, UEFA, në ceremoninë e mbajtur në Stamboll, zgjodhi edhe më të mirët e vitit për sezonin 2020/21. Çmimi i lojtarit më të mirë të vitit është fituar nga mesfushori italian i Çelsit, Zhorzhinjo,
Mesfushori italian ishte në garë për çmimin me dy yje të tjerë si Kante dhe Kevin De Bryjn.
29-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik, duke fituar Ligën e Kampionëve, ku në finale skuadra e tij e Çelsit, mposhti Mançester Sitin me rezultatin 1-0.
Zhorzhinjo po ashtu ishte prej më të mirëve edhe në Kampionatin Evropian, ku me Italinë u shpall kampion. Një çmim mëse i merituar!
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al