UEFA ndëshkon Anglinë të luajë pa tifozë, por jo ndeshjen me Shqipërinë








UEFA më në fund merr vendimin për skandalin e finales së Kampionatit Europian në Londër, ku tifozët vendas dhuruan një shfaqje të turpshme. Kaosi gjatë ndeshjes me tifozë të shumtë që hynë në stadium pa bileta, apo edhe ngjarjet e dhunës në tribuna e jashtë “Uemblit”, kanë sjellë ndëshkimin e përfaqësueses së “tre luanëve” që të zhvillojë një ndeshje pa praninë e tifozëve.

asdasddsaasdasd

Hetimi nisi menjëherë pas asaj finaleje dhe sot UEFA dha vendimin që Anglia të ndëshkohej me dy ndeshjet e radhës si pritëse pa tifozë, një prej të cilave si dënim të pezulluar, si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh. Federata Angleze i etiketoi sot si huliganë ata që prishën finalen ndaj Italisë, duke hyrë me forcë në stadium, për më tepër në zonën e familjarëve të futbollistëve të Anglisë të cilët në një moment u detyruan të dilnin nga tribunat bashkë me stjuardët.

Por kjo ndeshje pa tifozë nuk do të jetë ajo mes Anglisë dhe Shqipërisë që luhet në muajin nëntor për kualifikueset e Botërorit. Vendimet e UEFA-s për çështje të tilla nuk kanë efekt mbi kompeticionet e FIFA-s. Kështu, Anglia do të shlyejë dënimin e saj me shumë mundësi në ndeshjen e parë si pritëse në fazën në grupe në Ligën e Kombeve, që do të luhet në qershor 2022.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *