“Uellsi çalon në mbrojtje”, Reja hedh dritë për formacionin: Euro 2020? Italinë e shikoj në 3 favoritet kryesore…






Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli ditën e sotme, në konferencën për shtyp në prag të miqësores ndaj Uellsit, që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e shtunë në orën 18:00. 

bandicam 2021-06-04 17-40-10-303

Në prononcimin e tij tekniku italian vlerësoi maksimalisht skuadrën kundërshtare, teksa hodhi dritë për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

EDI REJA: 

MIQËSORJA ME UELLSIN DHE LODHJA E LOJTARËVE- Problemet e qershorit janë gjithmonë i tillë. Sepse përfundojnë kampionatet dhe lojtarët janë të lodhur. Uellsi ka një skuadër mjaft të mirë fizikisht, por edhe teknikisht. Jemi përpjekur të pushojmë dhe të mos ngarkohemi. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. E dimë që nuk është e lehtë të përballesh me Uellsin. Ka eksperiencë dhe vlera të mëdha. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë e ne. Nuk e di kush do të zbresë në fushë nga Uellsi, duke qenë se luajtën një miqësore me Francën të martën. Mendoj që trajneri i tyre do të bëjë një farë rrotacioni, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik.

PIKAT E FORTA DHE TË DOBËTA TË UELLSIT- Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, kanë lojtarë të nivelit të lartë si Bejl dhe Xhejms. Bëjnë një futboll shumë të mirë dhe të shpejtë. Ata luajnë gjithmonë në Angli, por futbolli anglez nuk është më si dikur. Edhe në mbrojtje janë shumë të organizuar. Mendoj që mbrojtja është pika më e dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të luajmë me kundërsulme dhe ti zëmë në befasi.

FORMACIONI – E kam vendosur disi si do të luajmë ndaj Uellsit. Në sulm kam disa alternativa, Balaj Seferi dhe Manaj janë në formë. Në mesfushë nuk kam dyshime, Bare ka bërë mirë ku gjithashtu edhe Çekiçi ka bërë shumë mirë. Mbrojtja dihet që Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti janë në formë, por gjithsesi do t’i shqyrtoj të gjithë dhe do të bëj zëvendësime për të provuar sa më shumë lojtarë. Nga krahët kam disa alternativa dhe do të vendos nesër.

NGASHMËRIA E UELLSIT DHE ÇEKISË ME RIVALËT E BOTËRORIT- Janë dy skuadra shumë të forta si Uellsi dhe Çekia. Uellsi është pak më e ngjashme me Poloninë, ndërsa Çekia me Hungarinë. Uellsi ka një grup lojtarësh shumë të fortë. Për ne është e rëndësishme që të kolaudojnë ekipin. Këto dy ekipe janë kualifikuar në Europian, Uellsi mund të bëjë edhe surpriza në Europian. Merreni me mend çfarë niveli janë. E rëndësishme është të gjejmë mënyrën e duhur të lojës dhe të shikojmë sa jemi rritur, në mënyrë që të bëjmë analizat e duhura dhe të shikojmë se ku mund të arrijmë.

ITALIA FAVORITE PËR TË FITUAR GRUPIN E EUROPIANIT- Italia është favoritë për të fituar grupin, për të fituar Europianin e shikoj në 3 favoritet kryesore, së bashku me Anglinë dhe Francën. Për sa i përket  Uellsit,  ka shumë lojtarë me vlera dhe mund t’i hapë probleme qoftë Italisë, qoftë edhe kundërshtarëve të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *