Ujëvara e Sotirës në Gramsh, një nga gjashtë më të mëdhatë e Shqipërisë, destinacioni kryesor i turistëve të huaj këtë sezon

ujevara e sotires ne gramsh nje nga gjashte me te medhate e shqiperise destinacioni kryesor i turisteve te huaj kete sezon
ujevara e sotires ne gramsh nje nga gjashte me te medhate e shqiperise destinacioni kryesor i turisteve te huaj kete sezon

Ujëvara e Sotirës e Thethit, Shëngjergjit, Bogovës, ujëvarat në kanionet e Osumit dhe Syri i Kaltër i Thethit janë gjashtë ujëvarat e vendit tonë të cilat vitet e fundit janë kthyer në destinacione të rëndësishme turistike.

Të gjitha këto ujëvara kanë karakteristika të ndryshme dhe ofrojnë një eksperiencë unike udhëtimi për turistët vendas e të huajt.

Ujëvara e Sotirës është një nga monumentet natyrore më të bukura të Shqipërisë në bashkinë e Gramshit e cila në çdo stinë të vitit vizitohet nga turistë të shumtë dhe kohë pas kohe komuniteti i kësaj treve dhe pushteti vendor organizojnë aktivitete të karmishme për promovimin e destinacioneve turistike të kësaj bashkie.

Ata synojnë që këtë destincione dhe sidomos Ujvara e Sotirës nga më të mëdhatë e vendit tonë të kthehet në më të vizitueshmet këtë sezon turistik.

Aktualisht problem infrastruktura për të shkuar deri aty dhe ky shqetësim i turistëve ka gjasa që në një të ardhme të mos jetë më pasi Bashkia e Gramshit ka gati zgjidhjen falë një projekti që do mundësojë ndërtimin e rrugës që lidh qytetin më këtë destinacion turistik.

Bashkia e Gramshit dhe Administrata e zonave të mbrojtura organizuan këtë javë një aktivitet më të rinjtë dhe banorë të zonës që synon promovimin dhe ruajtjen e kësaj pasurie natyrore.

Kryebashkiaku Besjan Ajazi shprehet mjaft optimist për zhvillimin e Turizmit Malor dhe beson se këtë sezon numri i të huajve që do vizitojnë destinacionet turistike të kësaj bashkie do jetë i konsiderueshëm pasi secili destinacion ka bukuri të jashtëzakonshme.

Ujëvara e Sotirës është vetëm një ndër dhjetëra destinacionet turistike të Bashkisë së Gramshit ku ndodhen edhe Kanionet e Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Zi ,Liqeni i Dushkut, Rrënojat e Kalasë në Tërvil, Kisha e Grabovës etj të cilat tërheqin çdo vit mijëra turistë.

Në 4 maj Bashkia e Gramshit do të çelë zyrtarisht sezonin turistik tek liqeni i Dushkut i njohur gjithashtu si liqeni i zambakëve si edhe gjatë gjithë vitit organizon aktivitete në qytet dhe në natyrë me qëllim promovimin e bukurive natyrore të Gramshit me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts