“Uji vlen më shumë se nafta”/ Si thatësira ekstreme mund të sjellë një krizë të re në Lindjen e Mesme

Uji është më i rëndësishëm se nafta dhe në Lindjen e Mesme mund të shpërthejë edhe ndonjë luftë për këtë “lëndë të rrallë”.

Tragetet që dikur transportonin turistët në dhe nga ishujt e vegjël në Liqenin Urmia të Iranit qëndrojnë të ndryshkur, të paaftë për të lëvizur, në atë që po kthehet me shpejtësi në një fushë e kripur. Vetëm dy dekada më parë, Urmia ishte liqeni më i madh i Lindjes së Mesme, një qendër e lulëzuar turistike me hotele dhe restorante.

“Njerëzit vinin këtu për not dhe përdornin baltën për qëllime terapeutike. Ata qëndronin këtu të paktën për disa ditë,” tha Ahad Ahmed, një gazetar në ish -qytetin portual të Sharafkhaneh, teksa tregonte në CNN fotografi të njerëzve që shijonin liqenin në 1995.

Shkatërrimi i liqenit të Urmisë ka qenë i shpejtë. Ai është përgjysmuar, nga 5,400 kilometra katrorë (2,085 milje katrorë) që ishte në vitet 1990 në vetëm 2,500 kilometra katrorë (965 milje katrorë) sot .

Probleme të tilla janë të njohura në shumë pjesë të Lindjes së Mesme, ku uji thjesht po mbaron.

Rajoni ka qenë dëshmitar i thatësirës së vazhdueshme dhe temperaturave aq të larta saqë ato mezi janë të përshtatshme për jetën njerëzore. Shtojini ndryshimet klimatike keqmenaxhimit dhe përdorimit të tepërt të ujit, dhe parashikimet për të ardhmen e ujit këtu janë të zymta.

Harat E Thatesires Uji 300x270
Harat E Thatesires Uji 300×270

Disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin, Irakun dhe Jordaninë, po pompojnë sasi të mëdha uji nga toka për ujitje, ndërsa kërkojnë të përmirësojnë vetë-mjaftueshmërinë e tyre ushqimore, thotë Charles Iceland, drejtori global i ujit në Institutin e Burimeve Botërore (ËRI) .

“Ata po përdorin më shumë ujë sesa është në dispozicion në mënyrë rutinore përmes shiut. Dhe kështu nivelet e ujërave nëntokësorë po bien rrjedhimisht sepse ju po nxirrni ujë më shpejt sesa po rimbushet nga reshjet,” tha ai.

Kjo është ajo që po ndodh në Iran, ku një rrjet i madh digash mban një sektor bujqësor që pi rreth 90% të ujit që përdor vendi.

“Si rënia e reshjeve ashtu edhe rritja e kërkesës në këto vende po bëjnë që shumë lumenj, liqene dhe ligatina të thahen,” tha Charles Iceland.

Pasojat e ujit që po bëhet edhe më i rrallë janë të tmerrshme: Zonat mund të bëhen të pabanueshme; tensionet mbi mënyrën e ndarjes dhe menaxhimit të burimeve ujore si lumenjtë dhe liqenet mund të përkeqësohen; mund të shpërthejë më shumë dhunë politike.

640 0 61220aded748c 300x169
640 0 61220aded748c 300×169

Në Iran, Urmia është zvogëluar, sepse shumë njerëz e kanë shfrytëzuar atë, dhe disa nga digat e ndërtuara në pellgun e tij, kryesisht për ujitje, kanë zvogëluar rrjedhën e ujit në liqen.

Problemet e ujit të Iranit janë tashmë një çështje vdekjeprurëse. Në një javë në korrik, të paktën tre protestues u vranë në përleshjet me oficerët e sigurisë në demonstratat kundër mungesës së ujit në jugperëndim të vendit.

Vendi po përjeton thatësirën më të madhë në pesë dekada, sipas shërbimit meteorologjik të vendit.

“Problemi është se me rritjen e temperaturës, sado reshje të bien, do të avullojnë sepse është shumë e nxehtë,” tha Mansour Almazroui, drejtor në Qendrën e Ekselencës për Ndryshimet Klimatike në Universitetin e Mbretit Abdulaziz të Arabisë Saudite, për CNN.

Një studim i Ministrisë iraniane të Energjisë zbuloi se shkatërrimi i liqenit i atribuohej më shumë se 30% ndryshimeve klimatike. Këto ndryshime jo vetëm që kanë ndikim në sasinë e ujit në dispozicion, por gjithashtu ndikojnë në cilësinë e tij.

Liqeni i Urmisë është shumë i kripur. Ndërsa është zvogëluar, përqendrimi i kripës është rritur dhe është bërë aq ekstrem. Tashmë, përdorimi i tij për ujitje po dëmton prodhimet e fermerëve.

640 0 61220adea3ec9 300x168
640 0 61220adea3ec9 300×168

Kiomars Poujebeli, i cili kultivon domate, luledielli, panxhar sheqeri, patëllxhan dhe arra pranë liqenit, tha për CNN se uji i kripur ka qenë katastrofik.

Një rreth vicioz

Në Jordani, njerëzit janë mësuar të jetojnë me shumë pak ujë.

Një studim i botuar në “Proceedings of the National Academy of Science” tregoi se jordanezët do të duhet të përgjysmojnë përdorimin e tyre për frymë të ujit deri në fund të shekullit. Shumica e jordanezëve me të ardhura më të ulëta do të jetojnë me 40 litra në ditë, për të gjitha nevojat e tyre – për pirje, larjen e trupit, larjen e rrobave dhe enëve.

Në shumë shtëpi jordaneze, uji nuk është domosdoshmërisht i disponueshëm çdo ditë, tha Daniel Rosenfeld, një profesor me Programin e Shkencave Atmosferike në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit.

640 0 61220adf0dec1 300x169
640 0 61220adf0dec1 300×169

“Jordani tani ka një mungesë kritike të ujit. Shtëpitë në Jordani, furnizohen me ujë një ose dy herë në javë, madje edhe në kryeqytetin Aman,” tha Daniel Rosenfeld. “Kryeqyteti në fakt ka probleme ekzistenciale tashmë, “tha Rosenfeld.

Nivelet e ujërave nëntokësore po bien mbi një metër në vit, tregojnë studimet dhe valët e refugjatëve nga shumë vende të rajonit po ndikojnë për keq.

Sekretari i përgjithshëm i Autoritetit të Ujit të Jordanisë, Bashar Batayneh, i tha CNN se vendi ka nevojë për më shumë fonde nga pjesa tjetër e botës për t’u përballur me këtë kërkesë të shtuar për ujë.

” Refugjatët i kushtojnë sektorit të ujit mbi 600 milionë dollarë në vit ndërsa Jordania merr një pjesë të kësaj shume nga bashkësia ndërkombëtare,” tha ai.

Ai shtoi se Jordania kishte shumë më pak shi në vitin 2020 sesa një vit më parë, duke vënë në rrezik më shumë se një të katërtën e burimeve të ujit dhe duke përgjysmuar burimet e ujit të pijshëm.

Por nuk është vetëm ndryshimi i klimës. Vendi mbështetet në sistemin e lumit Jordan, i cili gjithashtu kalon nëpër Izrael, Bregun Perëndimor, Siri dhe Liban, dhe digat që ndërtohen përgjatë lumenjve kanë ndërprerë rëndë rrjedhën e ujit në Jordan. Jordania, gjithashtu, përdor kanale për të përcjellë ujërat e lumit për ujitje. Konflikti është ndezur disa herë rreth sistemit të lumenjve në të kaluarën.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se mungesa e ujit, e përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, mund të çojë në më shumë konflikte.

“Uji vlen më shumë se nafta”/ Si thatësira ekstreme

Izraeli shet ujin e detit

Jordania nuk ka zgjidhje tjetër veçse të blejë sasi të mëdha uji nga Izraeli, i cili përmes teknologjisë tepër të avancuar, heq kripën nga uji i detit për ta bërë atë të përshtatshëm për konsum njerëzor. Por ky proces kërkon sasi të mëdha të energjisë; energji që nuk është ende e gjelbër dhe e rinovueshme. Paradoksalisht, kjo vetëm shton ngrohjen globale, një nxitës kryesor i mungesës së ujit në radhë të parë.

Ndërsa klima vazhdon të ngrohet dhe uji është i pakët, një pjesë e zgjidhjes në Lindjen e Mesme do të duhet të përfshijë reduktimin e përdorimit të ujit në bujqësi.

Kjo gjithashtu mund të nënkuptojë ndryshimin e llojit të ushqimit që fermerët rrisin dhe eksportojnë, tha Rosenfeld.

“Në Izrael, për shembull, ne kultivonim shumë portokall, por në një moment, kuptuam se po eksportojmë ujë që nuk e kemi,” tha ai, duke shtuar se të korrat gjithashtu mund të projektohen për të qenë më elastike në nxehtësi dhe thatësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *