Ujqërit marrin “arratinë” nga kopshti zoologjik

11:21 25/12/2021

Një kopsht zoologjik në Francë u mbyll pasi ujqërit morën arratinë. E gjithë ngjarja ndodhi gjatë orarit kur kopshti ishte i hapur për turistët, megjithatë mësohet se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Gjithsej u larguan 9 ujqër. Punonjësit vranë 4 prej tyre ndërsa 5 të tjerë u i anestezuan.

“Nuk kishte shumë njerëz në kopshtin zoologjik dhe nuk paraqitej rrezik i menjëhershëm. Për shkak të sjelljes jo normale dhe të rrezikshme fatkeqësisht 4 prej tyre u vranë nga personeli i parkut”, tha Fabien Chollet, një zyrtar lokal në Montredon-Labessonie.

Menjëherë pas alarmit të gjithë vizitorët u larguan nga parku. Kafshët shkatërruan kapakët e sigurisë dhe më pas u larguan pasi u ngjitën në një gardh. Pavarësisht se ikën nga kafazi i tyre, nuk mundën që të largoheshin nga parku.

Në të njëjtin park ndodheshin luanë, majmunë, flamingo etj./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *