Ukraina: 13,500 ushtarë rusë janë vrarë në luftë

10:17 15/03/2022

Ukraina thotë se 13,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani nga luftimet mes palëve. Kjo shifër bëhet e ditur nga pala ukrainase, ndërsa Moska nuk ka bërë asnjë koment për numrin e viktimave përveç se në fillimit të Marsit kur deklaroi se numri i ushtarëve të vrarë është 500.

Ndërkohë, Ukraina njofton se në 24 orët e fundit ka rrëzuar 4 helikopterë rusë dhe 2 avionë. Në total, sipas autoriteteve ukrainase, janë shkatërruar 81 avionë dhe 92 helikopterë rusë.

Ushtria ukrainase thotë se Rusia është përqëndruar në mbajtjen e territoreve që ka pushtuar, teksa vazhdon sulmet me raketa për të goditur infrastrukturën kryesore të qyteteve. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.