Ukraina: 15 mijë trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës

14:14 21/03/2022

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës, thotë se që prej nisjes së pushtimit Rusia ka humbur 15 mijë trupa. Po sipas këtij institucioni, forcat e armatosura ruse raportohet se kanë humbur po ashtu 1,535 automjete të blinduara.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe raportoi se forcat ruse që përparonin në Kiev nga verilindja janë bllokuar në vend dhe shumica e tyre mbeten më shumë se 25 kilometra nga qendra e qytetit.

Sky News shkruan se shifrat e dhëna nga zyrtarët ukrainas nuk mund të verifikohen dhe ekspertët theksojnë se është në interes të vendeve në luftë të japin vlerësime më të larta të viktimave të armikut.

Megjithatë, javën e shkuar të dhënat e SHBA sugjeronin se më shumë se 7,000 trupa ruse ishin vrarë në më pak se tre javë luftime./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *