Ukraina: 210 civilë të vrarë dhe 1100 të plagosur nga sulmet ruse

12:31 27/02/2022

Avokati i Popullit në Ukrainë thotë se më shumë se 210 civilë janë vrarë në Ukrainë. Sipas Lyudmyla Denysova-s më shumë se 1100 persona të tjerë janë plagosur.

“Me një mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesa banimi, spitale, kopshte dhe shkolla, duke marrë të drejtën për të jetuar nga djemtë dhe vajzat e Ukrainës, duke përfshirë edhe fëmijë”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.

Denysova dha shembuj të disa civilëve të vdekur, duke përfshirë edhe një fëmijë që vdiq si pasojë e bombardimeve në një spital në Kiev, dhe një grua që humbi jetën si pasojë e një goditjeje rakete në një ndërtesë banimi në Kharkiv.

Ajo ka kërkuar që Rusia të dënohet për këto krime të rënda./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.