Ukraina akuzon Gjermaninë për bllokimin e blerjes së armëve

ukraina akuzon gjermanine per bllokimin e blerjes se armeve
ukraina akuzon gjermanine per bllokimin e blerjes se armeve

22:40 13/12/2021

Berlini vendosi veto ndaj blerjes së armëve dhe sistemeve anti-snajper ndaj Kievit

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka akuzuar Gjermaninë për bllokimin e shitjes së armëve në vendin e tij përmes (NATO-s), pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së për një pushtim të mundshëm rus.

Në një intervistë për “Financial Times” ministri deklaroi se Berlini muajin e kaluar ka vendosur  veton ndaj blerjes së armëve ushtarake dhe sistemeve anti-snajper.

Ata vazhdojnë të ndërtojnë gazsjellësin Nord Sream 2 dhe në të njëjtën kohë bllokojnë blerjet tona të armëve mbrojtëse. Kjo është shumë e padrejtë”, shtoi ai, duke iu referuar gazsjellësit rus që kalon përmes detit Baltik drejt Gjermanisë.

Reznikov shtoi se duke pasur parasysh hapin e Gjermanisë, Ukraina do të kërkojë të furnizojë armë përmes marrëveshjeve dypalëshe me aleatët e saj, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Lituaninë dhe Francën.

Kievi po përpiqet të fuqizohet ushtarakisht, por aleatët janë të kujdesshëm se furnizimi me armë mund të konsiderohet një provokim, apo edhe një pretekst për përshkallëzim, nga Moska.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts