Ukraina akuzon një agjent të dyshuar rus për përfshirje në sulmin në Kramatorsk

ukraina akuzon nje agjent te dyshuar rus per perfshirje ne sulmin ne kramatorsk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një agjent i dyshuar rus, i përfshirë në sulmin vdekjeprurës në qytetin e Kramatorskut, do të akuzohet për tradhti. Ata që e ndihmojnë Rusinë të shkatërrojë jetë, e meritojnë “dënimin maksimal”, tha Zelensky.

Ai nuk identifikoi personin që është arrestuar për këtë sulm, por Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), tha më herët se i dyshuari, banor i Kramatorskut, dërgoi një video të restorantit tek ushtria ruse, disa orë përpara se të sulmohej. Dymbëdhjetë persona, përfshirë tre adoleshentë, u vranë në sulmin me raketa të martën në një restorant.

Së paku 60 persona u plagosën po ashtu në sulm. Kramatorsk është një qytet i madh në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, ku gjendet selia rajonale e ushtrisë ukrainase. Ky qytet ka gjasa të jetë një objektiv kyç për çdo avancim të trupave ruse drejt perëndimit. Edhe më herët qyteti ka qenë cak i sulmeve të shpeshta ruse. Në përgjigje të reagimeve pas këtij sulmi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se Rusia kryen sulme “që në një mënyrë apo tjetër janë të lidhura me strukturat ushtarake”.

Moska vazhdimisht mohon se granaton zonat e banuara me civilë në Ukrainë, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts