Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

21:46 11/03/2022

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e kryetarit të qytetit juglindor të Melitopol. Zyrtarët u shprehën se trupat ruse rrëmbyen kryebashkiakun Ivan Fedorov sot pasi e akuzuan atë padrejtësisht për terrorizëm.

“Rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopolit është klasifikuar si një krim lufte sipas Konventës së Gjenevës dhe Protokollit Shtesë, të cilat ndalojnë marrjen e pengjeve civile gjatë luftës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.

Sjellim në vëmendje se Melitopol ra në duart e trupave ruse pothuajse dy javë më parë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.