Ukraina: Asnjë korridor humanitar nuk është rënë dakord për Mariupolin

14:49 25/04/2022

Më herët raportuam konfirmimin e Rusisë për të lejuar civilët e bllokuar që të largohen nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Raportet thonë se armëpushimi do të lejojë civilët në uzinë të largohen në çdo drejtim.

Megjithatë, Ukraina ka hedhur poshtë një gjë të tillë duke thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje për një korridor humanitar nga Mariupol për ditën e sotme.

Zëvendëskryeministrja ukrainase shtoi se Ukraina i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të veprojë si “një nismëtar dhe garantues” i çdo rruge evakuimi nga uzina Azovstal.

Guterres do të udhëtojë në Moskë të martën për bisedime ballë për ballë me Vladimir Putin, përpara se të vizitojë Volodymyr Zelenskyn në Ukrainë.

Qindra civilë mendohet se janë strehuar në bunkerë nëntokësorë në Azovstal, i cili është bllokuar nga trupat ruse./tvklan.al  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.