Ukraina bën bilancin e luftimeve, ja dëmet që ushtria i shkaktoi Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar se gjatë luftimeve të sotme kanë shkatërruar 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas që ecin me automjete të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën V, që sugjeron se ata ishin në mesin e forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia.

Fillimi i kolonës prej 40 miljesh, i identifikuar në imazhet satelitore, ishte në veri të bazës ajrore Hostomel.

CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove në një zonë rreth pesë milje larg nga fusha ajrore Hostomel, e cila u raportua se u kap nga forcat ruse më 24 shkurt.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: “Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel. Beteja po zhvillohet nga një grup i kombinuar i forcave speciale të udhëhequra nga GUR e ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe grupeve lokale të rezistencës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com