
18:26 11/03/2022
Më herët, Ukraina tha se aeroplanë rusë kanë synuar qëllimisht fshatin bjellorus nga hapësira ajrore ukrainase si një pretekst që Minsku t’i bashkohej luftës në Ukrainë. Kjo gjë erdhi pasi presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko shkoi në Moskë për të zhvilluar bisedime me Putin.
“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të tërhiqen në një pushtim më 11 Mars në orën 21:00”, tha Qendra Shtetërore e Ukrainës për Komunikime Strategjike në një deklaratë./tvklan.al