Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen e radhës, kryhet shkëmbimi i të burgosurve të luftës

ukraina dhe rusia arrijne marreveshjen e radhes kryhet shkembimi i te burgosurve te luftes
ukraina dhe rusia arrijne marreveshjen e radhes kryhet shkembimi i te burgosurve te luftes

Një grup ushtarësh ukrainas i përbërë nga 45 të burgosur lufte janë liruar në një shkëmbim të kryer me Rusinë dhe trupat e dy ushtarëve të vrarë ukrainas janë riatdhesuar gjithashtu, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Zyrtari, Andriy Yermak, nuk dha detaje për rusët e liruar në shkëmbim, raportoi Reuters, por ai publikoi një video të një grupi ushtarësh të ulur në pjesën e pasme të një automjeti, të cilëve u thanë “Mirë se erdhe në Ukrainë” dhe më pas brohoritnin “Lavdi Ukrainës!”

Shkëmbimi i të burgosurve ishte i fundit në një seri që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts