Ukraina do të anëtarësohet në NATO pas luftës

23:25 29/11/2022

Stoltenberg: Mënyra më e mirë për të arritur paqen është ndihma ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s premtuan më shumë armë për Ukrainën dhe pajisje për të ristrukturuar rrjetin energjetik.Takimi dyditor i ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht u thirr për të paraqitur një front të bashkuar dhe një shfaqje solidariteti për të mbështetur për Ukrainën.

Në konferencën e shtypit pas ditës së parë të takimit, sekretari Jens Stoltenberg rikonfirmoi zotimin e NATO-s për të dërguar më shumë armë në Ukrainë.

 “Rusia po përpiqet të thyejë vullnetin e popullit të guximshëm ukrainas, por dita e parë e takimit “po dërgon një mesazh të fortë të unitetit të NATO-s dhe mbështetjes së qëndrueshme për Ukrainën.NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s

NATO po diskuton mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot, por do të jetë e vështirë të bindet Gjermania.

Stoltenbergu pyet edhe për të ardhmen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Dera është e hapur tha ai, por pas luftës, pasi tani fokusi kryesor është dhënia e ndihmës së nevojshme urgjente ushtarake dhe të pjesëve për riparimin e infrastrukturës e shkatërruar energjetike. Për NATO-n dhe sekretarin Stoltenberg paqja e qëndrueshme në Ukrainë do të arrihet me mundjen e Rusisë në fushën e betejës.

 “Shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e negociatave dhe me shumë mundësi kjo do të ndodhë në rastin e Ukrainës. Tingëllon si paradoks, por realiteti na tregon se mënyra më e mirë për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë është dhënia e ndihmës ushtarake”, shtoi Jens Stoltenberg,

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministra të tjerë të jashtëm të NATO-s bënë gjithashtu thirrje për t’i mbajtur ukrainasit gjatë dimrit.Përveç mbrojtjes ajrore zyrtarët amerikanë dhe europianëpo diskutojnë t’i dërgojnë Ukrainës karburant, furnizimet mjekësore, pajisje dimërore dhe armë kundër dronëve.

Përgjatë vijës së frontit në Ukrainën Lindore, fillimi i dimrit po nxjerr në pah një fazë të re të konfliktit me një luftë intensive nëpër llogore përgjatë pozicioneve shumë të fortifikuara, duke paraqitur sfida të reja për të dyja palët. Të dyja palët do të duhet të mbajnë hapur linjat e furnizimit gjatë dimrit të ashpër.

Rusia së fundi i ka fokusuar sulmet dhe luftimet për marrjen e qytetit Bakhmut në provincën Donetsk.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *