“Ukraina do të fitojë”, Zelenski mesazh shprese në ditën e Pashkëve: Kjo festë na jep besim se e mira do ta mposhtë të keqen

ukraina do te fitoje zelenski mesazh shprese ne diten e pashkeve kjo feste na jep besim se e mira do ta mposhte te keqen
ukraina do te fitoje zelenski mesazh shprese ne diten e pashkeve kjo feste na jep besim se e mira do ta mposhte te keqen

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy, në ditën e Pashkëve ka mbajtur një fjalim drejtuar qytetarëve.

Zelensky ka folur për shpresën dhe fitoren e kombit të tij. Nga Katedralja e Lashtë e Shën Sofisë, presidenti ukrainas tha: “Kjo festë e sotme është shpresë dhe besim se drita do ta mposhtë errësirën, se jeta do ta kapërcejë vdekjen dhe ndaj Ukraina me siguri do të fitojë”.

Ndërkohë këtë të dielë Zelensky do të mirëpresë në Kiev zyrtarë më të lartë amerikanë .

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të shkojnë në Kiev.

Ndërkohë presidenti Zelensky ka bërë të qarta se kërkesa e  tij për sa më shumë armë në Ukrainë është e domosdoshme për të ndihmuar vendin në luftën kundër ushtrisë ruse.

Ai gjithashtu shpreson se takimi i sotëm mund t’i hapë rrugën për një vizitë eventuale të Presidentit Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts